Bebet që shfaqin këto shenja që gjashtë muajshe, në moshën 2-vjeçare kanë autizëm

Në nivel botëror, një në 88 fëmijë vuan nga ndonjë formë e spektrit të autizmit, me një përhapje më të gjerë tek gjinia mashkullore.

Për dallim nga sindroma Down, autizmi nuk shfaqet në ekot gjinekologjike, kjo sepse nuk është një sindromë, por një çrregullim neurobiologjik, shenjat e të cilit manifestohen vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës.

Deri më tani është besuar se simptomat e para shfaqen rreth moshës 2-3 vjeçare, por sipas një studimi të kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara, fëmijët e prekur nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës.

Mungesa e kontaktit të drejtëpërdrejtë me sy, mungesa e emocioneve si të qeshurit (gjë të cilën çdo fëmijët duhet ta bëjë në muajin e tretë të jetës), mungesa e aftësisë për të belbëzuar apo për të ndjekur shikimin tuaj janë të gjitha shenja të hershme që fëmija nuk ka një zhvillim normal dhe të qëndrueshëm mendor.

Testi i hulumtuesve amerikanë konsistonte në ruajtjen e reagimeve të bebeve gjashtë muajshe përmes filmimeve dhe krahasimin e tyre pas dy vitesh. Bebet qe nuk reagonin, nuk qeshnin ndaj veprimeve të njerëzve përreth u diagnostikuan me autizëm në vitin e dytë të jetës.

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai. Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.

Share With:
Translate »
965 Views