Bebi juaj refuzon të flejë në krevat fëmijësh, si ta ndihmoni të përshtatet me rutinën e re
Nëse ekziston një gjë në të cilën bebet janë të mira (përveç që janë jashtëzakonisht të lezetshme dhe ndryshojnë komplet jetën tuaj), prishja e gjumit është puna të cilën shpesh ata dijnë të bëjnë ‘më së miri’.
Ata mund të bien në gjumë në krahët tuaj, gjatë një ushqimi, në shëtitje, në makinë … pothuajse kudo që jeni. Atëherë, pse është ndonjëherë kaq e vështirë t’i bësh ata të flenë në një vend si – krevat fëmijësh?
Pavarësisht nëse keni të bëni me një të porsalindur i cili dëshiron të mbahet vetëm në gjumi, ose me një bebe ose një fëmijë më të rritur, i cili ka vendosur që shtrati i prindërve të tyre është vendi i përsosur për të fjetur, ne kemi marrë informacione dhe këshilla nga ekspertët për t’ju ndihmuar rreth kësaj çështje.
Hapi i parë është të bëni gjithçka që mundeni për të krijuar një mjedis optimal të gjumit për fëmijën tuaj.
Siguria është përparësia numër një, kështu që mos harroni ti largoni lodrat apo gjërat me sipërfaqe më të forta afër bebit tuaj gjatë rënies në gjumë.
Nëse keni hapësirë, Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandon vendosjen e krevatit të fëmijës në dhomën tuaj të paktën për 6 muajt e parë të lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Përveç një hapësire të sigurt për gjumë, merrni parasysh elementet e mëposhtme:
– Temperatura: mbajtja e dhomës të freskët është thelbësore.
– Veshja: në mënyrë që ta mbani vogëlushin tuaj të qetë në një dhomë të freskët, merrni parasysh veshjen e tyre të gjumit. Sigurohuni që pesha e rrobave është e përshtatshme për temperaturën e dhomës.
– Drita: mbani brenda dhomës së bebit tuaj gjërat e errëta dhe qetësuese. Konsideroni të përdorni perdet e mbyllura për t’ju ndihmuar gjatë gjumit të ditës. Përdorni dritat e natës ose llamba me tension të ulët për të parë bebën tuaj ose kur ndryshoni pelenat e tyre.
– Uria: askush nuk fle mirë kur janë të uritur, dhe të porsalindurit shpesh janë të uritur. Sigurohuni që të ushqeni fëmijën çdo 2 deri në 3 orë, 8 deri 12 herë në ditë.
– Rutina e gjumit: është e dobishme për të lejuar vogëlushin tuaj të kuptojë se çfarë po ndodh. Mundohuni të krijoni një rutinë që mund të ndiqni çdo herë që përgatiteni për gjumë – jo vetëm për kohën e gjumit.
Sa herë që fëmija juaj zgjohet gjatë natës, ofrojuni atyre ushqim dhe përkëdhelje sipas nevojës, por kthejeni ata në krevat fëmijësh, sapo të ketë përfunduar ndryshimi i ushqimit dhe veshjeve ose pelenave.
Minimizoni të folurit, dritat e ndritshme ose shpërqendrimet e tjera.