Bebin, shtëpinë luksoze dhe tashmë Kylie hedh hapin e madh që mungonte

Kylie Jenner po i mban fansat në tension lidhur me vërtetësinë e shtatzënisë së saj dhe tani po u shkaktuan pikëpyetje të tjera.

Në festën paraprake për fëmijën e tretë të së motrës Kim Kardashian, Kylie u pa me një unazë në gisht, me një diamant të madh sipër.

A tregon kjo se ylli i reality show-t “Keeping up with the Kardashians” është fejuar me të dashurin Travis Scott, me të cilin ka edhe fëmijën që përflitet se pret?

Fotografinë e unazës, në fakt, Kylie e postoi me një video në “Snapchat” ndërsa drejtonte makinën, për të shkuar te festa e Kimit.

Kylie Jenner ka luajtur me fansat për muaj të tërë për shtatzëninë e saj dhe tani me sa duket ka gjetur një lojë të re, me një unazë fejese.

Share With:
Translate »
610 Views