Behati dhe Adam organizojnë një festë e mrekullueshme për ditëlindjen e parë të Dusty Rose

Behati dhe Adam organizuan një festë madhështore ditëlindje për vajzën e tyre Dusty Rose, për t’i kujtuar se ajo vazhdon të jetë qendra e universit për prindërit e saj, pavarësisht se një bebe tjetër do t’i bashkohet familjes shumë shpejt. Dusty Rose mbushi 1 vjeç në 21 shtator dhe këtë e festoi me miqtë e saj njëbrirësha. Ëngjëlli i “Victoria Secret” ka postuar një foto të shkrepur gjatë festës dhe mund të themi pa frikë se ishte festa me më shumë tullumbacë që kishim parë ndonjëherë. Dekori përfshin tre njëbrirësh të mëdhenj në ngjyrë blu, rozë dhe lejla si dhe një ylber shumëngjyrësh prapa tyre. Behati e ka shoqëruar foton me përshkrimin- ” Ne ja dolëm të rrotullohemi një herë rreth diellit… Nuk jam e sigurtë kush u kënaq më shumë kur pa njëbrirëshat, unë apo fëmijët.” /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
968 Views