13 tradita që ndjek familja mbretërore kur vjen në jetë një foshnje me gjak blu

Lajmi i shtatzënisë së tretë të Katë Middleton na ka bërë të gjithëve kureshtarë se çfarë do të ndodhë me ardhjen në jetë të një tjetër fëmije me gjak mbretëror. Siç raporton dhe ëebsite GoodHouseKeeping familja duhet të ndjekë disa rregulla strike dhe sot po i ndajmë të gjitha ato me ju:
Tradicionalisht femrat e familjes mbretërore kanë lindur në shtëpi. Ishte Princesha Diana ajo që e ndryshoi këtë traditë, por Katë Middelton mendon ta rikthejë sërish duke e lindur fëmijën e tretë në shtëpi.
Në dhomën e lindjes duhet të jetë një dëshmitar i cili duhet të raportojë çdo gjë .
Meshkujt nuk pranoheshin në dhomën e lindjes, traditë kjo që u thye me lindjen e Princit të vogël Charles.
Dekada më parë, fëmijët e familjes mbretërore merrnin mësime në shtëpi.
Princeshë Diana ishte e para që vendosi t’i shkollonte fëmijët në një shkollë publike. 
Në ditën e lindjes së një pasardhësi shtihet 62 herë me top nga Kulla e Londrës dhe 41 herë nga Green Park.
Fëmijët kanë mbi 3-4 emra.
Mbretëresha duhet të njoftohet e para për gjininë e fëmijës, peshën, gjatësinë etj.
Femrat e familjes mbretërore kanë të njëjtin gjinekolog.
Fëmijët kanë kafshët e tyre shtëpiake si poni, qen të rracave të ndryshme etj.
Të gjitha familjet e tjera mbretërore nëpër botë dërgojnë dhurata ditën e lindjes së fëmijës.
Familja mbretërore duhet të japë lajmin e shtatzënisë pas 12 javësh. Gjinia nuk tregohet deri ditën e lindjes.
Fëmijët kanë rreth 6 nunë.

Share With:
Translate »
1301 Views