Bekimet e Cristiano-s të përmbledhura në një foto familjare kaq të bukur

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka vetëm pak ditë që është bërë baba për herë të dytë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram ku shkruajti “I bekuar”, ai na prezantoi me binjakët dhe djalin e tij 7-vjecar. Duket se ai po shijon pushimet nën praninë e binjakëve Mateo dhe Eva, si dhe Ronaldo Junior i cili mban në krahë motrën e tij. Kjo është hera e parë që 32-vjecari ka pozuar me familjen e tij duke i prezantuar tek ndjekësit, që kishin komente shumë pozitive për të. Ndërkohë, dimë që të tre fëmijët e tij nuk do të rriten me nënën e tyre, e cila është surrogatë dhe është paguar shtrenjtë për ti lindur dhe të mos shfaqet më kurrë në jetën e tyre.

Share With:
Translate »
568 Views