Ben Affleck dhe Jennifer Garner shembulli më i mirë i prindërve të divorcuar
Edhe pse të divorcuar prej kohësh, Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner kalojnë shumë kohë bashkë dhe kjo u ka rënë në sy të gjithëve.
Aktori i famshëm deklaroi se Dita e Falenderimeve do ta gjejë sërish në shtëpinë e Garner, pranë saj dhe sigurisht pranë tre fëmijëve të tyre. Ai theksoi se kjo festë duhet t’i gjejë të gjithë pranë familjes së tyre dhe kështu ndihet edhe për ish-partneren e tij. Shpeshherë ata shkojnë të gjithë së bashku si familje për pushime e ndonjëherë shfaqen bashkë edhe nëpër evenimente të ndryshme, si të mos ishin divorcuar kurrë.