Çifti i famshëm jep lajmin e shumëpritur, do të bëhen prindër!

Miranda Kerr është nënë e djalit të saj 6-vjeçar Flynn Christopher Bloom, me bashkëshortin e parë, aktorin seks-simbol Orlando Bloom. Ajo u martua me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel vetëm gjashtë muaj më parë dhe çifti mezi po priste momentin e duhur për të zgjeruar familjen e tyre!

“Gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë e t’i jap një motër ose vëlla Flynn-it”, është kjo deklarata e modeles australiane e rrëfyer prej një burimi të saj të afërt i cili ka shtuar se Miranda dhe Evan janë një çift shumë i lezetshëm.

Themeluesi i Snapchat e bëri për vete modelen dhe themeluesen e kompanisë kozmetike Kora përmes inteligjencës dhe mirësisë së tij. Që në fillim, kur ata ishin vetëm miq, ajo ka treguar se ndjente një romancë përrallore mes tyre.

“Mezi po pres të bëhemi prindër, e Flynn të jetë një vëlla i madh i mrekullueshëm”, është shprehur ajo!

Share With:
Translate »
907 Views