Bëni kujdes! Këto janë 3 vatrat e nxehta të COVID-19 në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me epidemiologët, të cilët gjenden në terren prej 5 muajsh në gjurmim të të prekurve me Covid-19. Ndër të tjera, në këtë takim u fol edhe rreth të ashtuquajturave “zona të zjarrit” në kryeqytet, ku ka më shumë të infektuar.

Epidemiologët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës, ndërsa pandemia sipas tyre është përhapur me rinisjen e eventeve ku marrin pjesë shumë njerëz.

Lagjet e Tiranës, ku janë përqëndruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit.

Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur ajo që thatë edhe ju që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku deri diku edhe tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen e fashës orare, sidomos për eventet; ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjesë grumbullime të rinj.

Kujtojmë se në përditësimin e ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, dhe janë identifikuar 120 raste të reja. Kështu, në total që nga nisja e epidemisë kemi 5396 të prekur dhe 161 viktima.

Share With:



590 Views