“Po infektoni prindërit dhe gjyshërit nga festat dhe ditëlindjet!” Ministrja Manastirliu, mesazh të rinjve

Festat dhe ditëlindjet e organizuara kryesisht nga të rinjtë janë kthyer në vatra të hapura infeksioni të koronavirusit, ndaj, për këtë arsye, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë edhe një herë thirrje të rinjve të jenë të kujdesshëm, sepse jo vetëm po rritin numrin e të infektuarëve mes grupmoshës së re, por njëkohësisht, po e dërgojnë virusin edhe në shtëpi, te prindërit apo gjyshërit e tyre.

Ministrja u ka bërë apel të rinjve të shmangin grumbullimet dhe të zbatojnë rregullat.

Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre. Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta. Ruaj distancën! Mbaje maskën! Kujdesu për higjienën!”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Share With:



81 Views