Besojeni ose jo, por djali i Nicki Minaj, më pak se 1 vjeç nuk e pëlqen fare këtë gjë tek e ëma

Nicki Minaj publikoi albumin e saj të fundit në vitin 2018-të dhe që prej asaj kohe ajo ka pasur disa ndryshime rrënjësore në jetë. Reperja nuk ka qenë aktive në muzikë dhe siç duket kjo ka pasur ndikim pozitiv për të. Gjatë një komunikimi me fansat e saj në rrjete sociale, Nicki u shpreh se shkëputja nga muzika e ka ndihmuar në shëndetin mendor.

Reperja pranoi se ajo ndihet shumë më mirë pas lindjes së djalit të saj në muajin shtator dhe është e lumtur që ka krijuar një lidhje të ngushtë me vogëlushin e saj. Dikush nga fansat e ka pyetur Minaj nëse ajo ka përfituar nga pauza në muzikë.

“Pyetje e mirë. Po. Ishte kaq e nevojshme për mua. E vlerësoj shumë që më prisni. Por po, ishte shumë i nevojshëm për rëndësinë që ka lidhja me djalin tim, që kam nisur të shkruajë dhe të bëj diçka tjetër për të cilën nuk dua të flas ende. Nëse e dini, e dini”, u shpreh Nicki pa dhënë detaje.

Minaj gjithashtu theksoi se djali i saj e ka urryer muzikën rap kur ishte ende në bark.

“Më gjuante shumë fort. Kur isha shtatzënë mund t’i vendosja vetëm muzikë të qetë klasike/Enya etj. Ashtu ishte më i relaksuar”, është shprehur Nicki.

Këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë në 30 shtator në Los Angeles nga lidhja me bashkëshortin e saj, Kenneth Petty.

Share With:
Translate »
188 Views