Mos u mërzisni me të, ja pse bëni mirë ta dëgjoni mamin kur ajo nuk e pëlqen të dashurin tënd

Jeni dashuruar dhe mamaja juaj nuk e pëlqen partnerin? Kjo mund të jetë vërtetw diçka zemëruese. Kur kjo gjë të ndodhë, është normale të mendoni se mamaja juaj nuk interesohet për lumturinë tuaj ose nuk do t’ju kuptojnë. Mirëpo, në të vërtetë nuk është kështu. Mamaja ju do më shumë se askënd në botë, prandaj në shumicën e rasteve ato kanë të drejtë, kur nuk e pëlqejnë partnerin tuaj:

Kur dashuroheni, nuk mendoni në mënyrë të drejtë

Kur bini në dashuri, mund të merrni edhe vendime të këqija. Është zbuluar se kur një person është i dashuruar, gjykimi i tyre mjegullohet dhe ata nuk janë në gjendje të mendojnë drejt. Nga ana tjetër, nënat duke qenë se kanë një lidhje të ngushtë me vajzat e tyre, e dinë se kur fëmija i tyre është në rrezik.

Në vend që të grindeni, përpiquni të mendoni nga këndvështrimi i saj

Ajo ju solli në jetë, ju ka rritur me të gjitha të mirat (aq sa ka pasur mundësi ajo) dhe nënat sigurisht që duan më të mirën për fëmijët e tyre. Ajo ka frikë se nëse përfundoni me dikë jo të mirë, kjo gjë do t’jua thyejë zemrën dhe prandaj, ajo dëshiron që t’ju mbrojë.

Instinkti i një nëne është jashtëzakonisht i fuqishëm

Nëse ajo thotë se ka një parandjenjë të keqe, mund të jetë duke folur edhe instikti i nënës, i cili shumicën e kohës është i saktë. Për më tepër, mbani mend se edhe nëna juaj ishte dikur një vajzë e re. Ajo e ka kaluar përpara jush këtë periudhë dhe nuk dëshiron që ju të vuani.

Ajo mendon se ju meritoni më shumë

Për një nënë, fëmija i saj është njeriu më i çmuar në botë. Ju ndoshta nuk e dini vlerën tuaj, por nëna e di sesa e mrekullueshme jeni. Arsyeja e mospranimit të partnerit tuaj mund të jetë fakti se ajo beson se meritoni më shumë. Nëse jeni të sigurt që i dashuri juaj ka të drejtë për ju, provoni të qetësoheni dhe t’i tregoni mamasë tuaj sesa i mrekullueshëm është ai dhe sa të lumtur ju bën. Nëse edhe ajo e sheh këtë gjë, ajo nuk do të dojë asgjë tjetër përveç se ju të jeni të lumtur në jetën tuaj.

Share With:
Translate »
100 Views