Beyonce këndon në dasmën e vajzës së njeriut më të pasur në Indi

Isha Ambanit, vajzsës së njeriut më të pasur të Indisë, i është rezervuar një dasëm përrallore në festimet e martesës me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian.

E aty ka performuar vetë mbretëresha Bey. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasëm, ku në krah të yjeve të bollivudit kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës. Tarifa e saj nuk është bërë publike, por ka të ngjarë të mos ketë qenë një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i Reliance Industries, që ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.

Share With:
Translate »
615 Views