Hilary Duff rikthehet me “Lizzie McGuire”
Një tjetër serial i njohur i “Disney Channel” pritet të rikthehet. “Lizzie McGuire” do të ketë sërish protagoniste Hilary Duff.
Ishte pikërisht aktorja që e konfirmoi, gjatë një interviste, duke thënë se është diskutuar me “Disney” mundësia e rikthimit të serialit.
“Ka pasur bisedime”, -tha Duff për “Entertainment Tonight”. “Kjo nuk do të thotë se është diçka e vendosur 100%, por ka një entuziazëm të fortë për të serial. Mendoj se ishte diçka me rëndësi për vajzat që ndodheshin në atë moment specifik të jetës së tyre, që është dhe një ndër më të rëndësishmit”.
Kur u pyet se si do të ishte Lizzie në ditët e sotme, Duff tha: “Ka pasur diskutime edhe për këtë aspket, sidomos për këtë aspekt. Nuk besoj se është bërë ende nënë, por kushedi? Ndoshta bëhet”.