Beyonce paska kopjuar gjithë kohën familjen Kardashian dhe ne sapo e zbuluam
Në fillim u duk se përveç lajmit se kishin ardhur në jetë nuk do të dinim më asgjë për binjaktët e Beyonce, por nuk rezultoi kështu. Pas fotos së Beyonce e cila na prezantoi me binjakët e saj por edhe rrëfimit të nënës së saj, të dhëna të tjera kanë dalë në dritë. Së fundmi është publikuar edhe certifikata e lindjes së Rumi dhe Sir Carter, dhe ajo që ka tërhequr shumë vëmendje është mjeku që asistuar në lindjen e divës muzikore. Ai është Dr Paul Crane nga Beverly Hills, i njëjti mjek që ka sjellë në jetë edhe fëmijët e Kardashianëve. Ai ka sjellë në jetë 5 fëmijët e Kim dhe Kourtney-t si dhe vajzën e Rob. Në certifikatë tregohet gjithashtu se në jetë ka ardhur e para vajza dhe më pas djali në orën 5:13 me 13 qershor. Nuk dihet se kush i ka bërë publik certifikatat e lindjes së Rumi dhe Sir Carter, por një gjë është e sigurt se Beyonce nuk do t’i vijë aspak mirë.