Bien skelet, zënë një grua dhe një fëmijë në Gjilan (foto)

Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë zënë nga skelet e një lokali i cili ishte duke u rregulluar në qendër të Gjilanit.

Merret vesh se gruaja është dërguar për trajtim në spitalin e Gjilanit për shkak të lëndimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke kaluar afër lokalit i cili është përball Komunës së Gjilanit, e në të cilin kishte punime, raporton express.

Atëherë edhe skelet kishin rënë mbi të.

Qytetarët që kanë qenë afër i kanë dal në ndihmë asaj dhe fëmijës.

Share With:
Translate »
162 Views