Binjakët e Labit festojnë 10-vjetorin. Urimi i tij, mesazh për jetën!
Këngëtari Labinot Tahiri, nga qyteti i Ferizaj, është i martuar dhe nga kjo martesë gëzon 2 binjakë, Zana dhe Edi. Bekimi i dyfishtë i familjes së Labinotit sot ka festuar 10-vjetorin e lindjes. Nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e tij në instagram, ai shkruan:
Tani u rritën, u bënë 10 vjeç. Gjithçka që kërkoj nga fëmijët, është që të marrin parasysh njeriun e tyre, para pasurisë personale! T’i duan më shumë njerëzit e gjakut të tyre se sa paratë. Një ditë vendi do t’i shpërblejë! Me jetë të gjatë qofshin të gjithë fëmijët! Zana dhe Edi urime ditëlindjen.
Dhe si për të harmonizuar këtë mesazh jete, motër e vëlla, kanë bashkuar pëllëmbat e duarve si për të thënë që do ta mbajnë premtimin! /Kids’ Time