Blendi tregon ndryshimin më të madh mes dy vajzave të tij

Ndoshta sepse në atë kohë ishte në një fazë tjetër profesionale, ose ndoshta sepse ende nuk e kishte të qartë çfarë ka rëndësi më shumë në jetë, Blendi Fevziu nuk ka kaluar aq shumë kohë me vajzën e madhe, saç kalon tani me Alis. E ka shprehur këtë peng edhe në një intervistë të fundit për Gazetën Shqiptare, marrë në këtë periudhë përgatitjesh për 20-vjetorin e Opinion.

Megjithatë është e dukshme edhe në profilin e tij. Fotot me vajzën e vogël, veçanërisht gjatë pushimeve, janë të shumta. Kur Mishel ishte fëmijë, nuk kishte Instagram, megjithatë nuk është kjo  e vetmja arsye, përse ne e kemi parë gazetarin e njohur shumë më tepër me vajzën e vogël sesa me të madhen.

 

 

Por ka gjithmonë një mënyrë kompensimi. Mishel vazhdon udhëton me familjen dhe ndonjëherë ajo është shoqëruesja e vetme e Blendit në udhëtime të ndryshme që Alis i vogël nuk i përballon dot. Mishel, me siguri i shijon shumë.

 

Share With:
Translate »
1204 Views