Kopertina e shtatzanisë është më e bukura që Georgina ka realizuar ndonjëherë

Pas konfirmimit të Ronaldo-s që e dashura e tij Georgina është shtatzënë, vjen edhe një foto e plotë dhe e qartë e modeles në kopetinën e revistës “Hola”. 23-vjeçarja shfaqet në kopertinë me një fustan të zi, dhe shkëlqen e tëra në muajin e katërt të shtatzënisë së saj.  Bukuroshja brune, për momentin edhe për shkak të famës që i ka dhënë partneri i saj, është ndër modelet më të kërkuara. Georgina do bëhet nënë për herë të parë, ndërsa ylli i Real Madrid do bëhet baba për herë të katërt, pasi ai ka dy binjakë dhe një djalë 7-vjeçar. Një familje shumë e madhe kjo e futbollistit të famshëm.

Share With:
Translate »
1126 Views