Blogerja shqiptare bën deklaratën e fortë: ‘Ndihem seksi edhe pas fëmijës së tretë’

Pasi aventurës në Amerikë i erdhi fundi, dhe ajo u kthye në shtëpi bashkë me pjesëtaren më të vogël të familjes, vajzën Damar Brooklyn, blogerja e njohur shqiptare, e bërë rishtasi mama për herë të tretë, na tregon përmes fotosh dhe deklaratash publike raportin e saj me veten, me fizikun e saj, pamjen e kuruar, etj.

Estela Ujka, si nënë e tri vajzave, është shprehur në media se mëmësia përveçse është bekimi më i madh në jetë, është edhe një proces transformues për gjithë ndryshimet që i ndodhin trupit pas tri shtatzënive. Por, ajo duket hapur se tregon shumë kujdes për linjat e saj fizike, ndoshta një regjim i përzgjedhur ushqimor, ose ndonjë aktivitet fizik në natyrë ose palestër, por Estela vërtet që duket në top formë.

Këtë gjë, na e ka përforcuar edhe ditën e djeshme përmes një postimi në instagram, ku ka publikuar fotot e reja të realizuara nga Fadil Berisha në studion e tij në Amerikë, ndërsa ka preferuar të bëj edhe një deklaratë që i dedikohet të gjitha grave. “Mos kini turp ta doni veten dhe të ndiheni të bukura. Unë ndihem seksi më shumë se kurrë, edhe pas fëmijës së tretë dhe nuk pendohem fare për këtë”.

Ndoshta, të gjithë gratë duhet ta lexojnë me zë të lartë këtë status, që më siguri vlen për shumë syresh prej tyre!

Share With:
Translate »
696 Views