Tani që dasma mbaroi, prioritet është sërish babai: Çifti mezi po pret ta takojë

Pavarësisht të gjithave, familja mbetet familje. Pak ditë para dasmës së madhe mbretërore, dukeshës së Sussex-it iu desh të përballej me skandalet e të atit. Pas gjithë peripecive ai nuk mundi të ishte në dasmën e së bijës dhe me pak fjalë, princ Harry nuk e ka takuar ende  vjehrrin e tij, Thomas Markle. Gjithsesi, të sapomartuarit kanë vendosur të lënë gjithçka pas dhe po planikojnë ta vizitojnë atë në Meksikë së shpejti.


“Kam dëgjuar se një nga gjërat që ata duan të bëjnë me çdo kusht është të takojnë Thomas Markle-in, tani që është duke marrë veten pas operacionit. Nuk dihet ende kur ky udhëtim do të ndodhë, por kemi dëgjuar se është një nga prioritetet e tyre.”- kështu janë shprehur burime pranë tyre.
Babai i dukeshës thuhet duket se e pati të pamundur të shkojë në dasmën e së bijë pas problemeve me zemrën. Diçka të tillë, e konfirmoi edhe vetë Meghan në deklaratën e saj.

Share With:
Translate »
544 Views