Bora Muzhaqi “gjen kohën”, ministrja ngushëllon famijen e Mateos 10 ditë pas ngjarjes: Uroj mos të përsëriten më!

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka folur nga Korça për vrasjen makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga fqinji Klodian Çalamani pak ditë më parë.

E pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë, për të dhënë një shpjegim për rastin pasi e shmangu herën e kaluar, ajo i ka shprehur ngushëllimet familjes pas më shumë se një jave. Më tej ajo u shpreh se uron që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.

Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, u shpreh Muzhaqi nga Korça.

Share With:
Translate »
14 Views