Brenda ditëlindjes së Perianës, i ftuari special që këndoi karaoke për 3-vjetorin e saj!

Duhet ta pranojmë se një nga nënat e famshme më të përkushtuara ndaj fëmijëvë është Ledina Çelo. Fotot e saj me fëmijët përkrah, por edhe me bashkëshortin i kemi parë me dhjetëra herë, teksa këngëtarja ka ndarë momentet më të ëmbla mes saj, djalit dhe vajzës së vogël Perianna. Sot, vogëlushja ka festuar ditëlindjen e tretë, ndërsa festa është organizuar plot tollumbace e një tortë tipike prej vajzash.

Një karaoke e vogël ngjyrë rozë dhe torta e po së njejtës ngjyrë e kanë bërë këtë ditë speciale edhe më të veçantë për Perianna-n. Sëbashku me të vëllain, duket se e vogla e Ledinës e ka kaluar të sotshmen më së miri. Edhe pse nuk ndodh shpesh, mesa duket këngëtarja e ka vënë këtë herë fokusin vetëm tek fëmijët, duke mos u shfaqur kështu në asnjërën prej fotove të ndara.

Kujtojmë se çdo event, Ledina e ka kaluar përkrahë familjes, ndërsa dallohet qartazi përkushtimi i Çelos ndaj fëmijëve. E në fakt, është ndër të paktat nëna të shoubizit shqiptar, profili i së cilës dominohet nga prezenca e të vegjëlve. E ku ka më mirë, apo jo?

Share With:
Translate »
741 Views