Kush është personi që shtantazhon vazhdimisht kryeministrin Rama?

Biseda në “Zonë e Lirë” është fokusuar tek çështja Tahiri. Pasi Çani u vesh nën petkun e prokurorit, kryeministri i vendit u përball menjëherë me pyetje të njëpasnjëshme. Së fundmi, Rama sqaroi atë çka u përfol më së shumti: ndryshimin e qendrimit të tij lidhur me ish-ministrin. Kryeministri shpjegoi se u vu përballë provova, prandaj një herë përmendi fjalën ‘drejtësi’, ndërsa herën tjetër i kishte dalë në mbrojtje Tahirit. Çani e ngacmoi situatën më tej, duke pyetur nëse fraza “Nuk keni parë gjë akoma” ishte shantazh i hapur nga Tahiri, për Ramën. Ky i fundit u përgjigj se nuk i komentom fjalët e ish-ministrit, pasi këtë gjë e bënin vetëm ata që gjuajnë “mish njeriu”. Në këtë pikë, kryeministri zbuloi atë të cilin i bën shantazh vazhdimisht: “Ka vetëm një njeri që më shantazhon dhe është Zaho kur thotë: ‘Nuk shkoj të fle sepse dua Spiderman-in!’”…

Share With:
Translate »
706 Views