Brenda shkollës më të shtrenjtë në botë, ku fëmijët shkojnë me qejf e s’duan të largohen

Është mahnitëse të shohësh se si jetojnë njerëzit e pasur. Përderisa shtëpitë e tyre nuk mund të jenë të qasshme për ne, se ku mësojnë fëmijët e njerëzve të pasur është diçka që me të vërtetë mund ta shohim.

Instituti “Le Rosey” është një nga shkollat e mesme më të vjetra në botë. E ndodhur në Zvicër, shkolla është emëruar “Shkolla e Mbretërve”.

Që nga viti 1880 e deri më sot, shkolla ndodhet në territorin e saj dhe është në pronësi të një familjeje të vetme.

La Rosey ka 2 programe: një për verë…

…dhe një për dimër. Shkolla dimërore iu ofron nxënësve mësime private në sporte të ndryshëm dimërore.

Dhe si pjesë e programit veror, nxënësit mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në pishinë.

Dita në shkollë fillon në ora 7 të mëngjesit, pastrimi i dhomave dhe mëngjesi.

Mësimet zgjasin nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 15. Në mesditë ka një pushim të gjatë për drekë dhe çokollatë të nxehtë.

Prej orës 16 deri në ora 19, të gjithë nxënësit munden ose të luajnë sporte të ndryshme ose të përfshihen në aktivitete kreative.

Në 19:30, nxënësit hanë darkë dhe i bëjnë detyrat e shtëpisë nga ora 20 deri në ora 21.

Mund t’i bëjnë detyrat në korridor ose në librari.

Përveç mësimeve, nxënësit mund të shkojnë bashkë në shëtitje me varkë, të dalin për të ecur dhe të ngjiten në shkëmbinj.

Shkolla është e hapur për nxënësit nga e gjithë bota, por me një kusht: nëse prindërit e tyre e paguajnë 100,000 euro në vit shkollimin e tyre.

Por paraja nuk është gjëja më e rëndësishme këtu. Çfarë ka rëndësi është se të gjithë fëmijët janë si një familje e madhe që mëson dhe argëtohet bashkë.

u f

Share With:
Translate »
672 Views