Humb 6 vjeçari në plazhin e Durrësit, policia apel qytetarëve për gjetjen e prindërve

Një djalë 6 vjeçar është gjetur nga efektivët e policisë së plazhit në zonën e Plepave në Durrës. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6-vjeç, banues në Tiranë. Policia jep edhe karakteristikat e tij, ndërsa bën thirrje për të gjithë ata që kanë të dhëna që të informojnë familjarët. “Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu. Fëmija është në ambientet e Stacionit të Policisë Plazh në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur të kontaktojnë në numrin 0694110217”. thuhet në njoftim.

pol

Share With:
Translate »
700 Views