Britney ashtu me lezet sapo i kërkoi një bebe të dashurit

Britney Spears mesa duket ka dëshirë të bëjë fëmijë e po e shfaq hapur edhe në rrjete sociale. Këngëtarja ngacmoi të dashurin e saj, Sam Asghari duke postuar foto me të gjatë një shëtitje së bashku dhe shkroi se ai duket tamam si babi.

“Sam duket tamam si një babi në këto foto”-shkroi Britney dhe kaq u desh që në media të përflitet se këngëtarja po shpreh dëshirën për të patur fëmijë me Samin, i cili duket edhe partneri ideal për të. Vetë këngëtarja ka treguar se ata donin të martoheshin, por kujdestaria e Britney-t i pengon për t’u martuar e për të patur fëmijë.

Share With:
Translate »
211 Views