Burri xheloz rreh me hekur dhe bën gruan për spital, 39-vjeçarja shtatzënë humb foshnjën

Një 39-vjeçare ruse u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj dhe si pasojë humbi foshnjën e saj pasi ishte shtatzënë.

Bukuroshja estetiste Alexandra Polynova ka treguar nga spitali se sapo doli nga puna, burri i saj e ka pritur jashtë, duke e marrë me forcë në makinë.

Ai e coi gruan e tij në një vend të largët dhe më pas e ka rrahur brutalisht, duke e qëlluar me shufër hekuri. 39-vjeçarja mori plagë të shumta në kokë dhe pati hemoragji, ku si pasojë humbi foshnjën e saj.

224484879 882638259015647 4258580003684396082 n

“Burri im zbuloi se unë kisha bërë kërkesë për divorc,” tha ajo. “Ai po mashtronte dhe donte të më detyronte të kthehesha tek ai”, rrëfeu gruaja e cila kishte bërë kërkesë për divorc për shkak të dhunës në familje.

Pas sulmit policia arrestoi Dimitry Trapeznikov në Ekaterinburg nën akuzën për rrëmbimin dhe sulmin bruta ndaj bashkëshortes së tij.

Share With:
Translate »
185 Views