Një nënë u fye se i dha gji fëmijës në publik dhe Franca bëri një ligj të ri

Qumështi i gjirit është thelbësor për foshnjat për t`u mundësuar një sistem imunitar më të fortë. Sidoqoftë, ushqyerja me gji vazhdon të jetë një çështje e diskutueshme. Gratë që japin gji në publik i nënshtrohen shpeshherë syve kritikë, gjykimit dhe fyerjeve.

Qeveria franceze miratoi kohët e fundit një ligj që do të mbrojë gratë që zgjedhin t`u japin gji në publik fëmijëve të tyre.

Ligji i ri do të gjobisë ata që fyejnë

Asambleja Kombëtare e Francës ka krijuar ligjin që do të ndëshkojë të gjithë ata që pengojnë gjidhënien. Nëse vë në lojë, tall apo fyen një grua që jep gji në publik, mund të gjobitesh 1,500 euro.

Ligji është vendimtar për sigurinë e grave. Domosdoshmëria për të miratuar këtë ligj u bë më e madhe pas një incidenti të pakëndshëm kohët e fundit që i ndodhi një nëne që dha gji fëmijës teksa priste në radhë. Ajo po ushqente me gji foshnjën e saj dhe u fye nga një grua e cila po qëndronte gjithashtu në radhë. Nëna, Maÿlis, gjeti guximin dhe forcën për të folur për përvojën e saj në internet. Historia e saj u bë virale dhe e shtyu qeverinë të merrte masa për këtë çështje.

Një nënë u fye se i dha gji fëmijës në publik dhe

Në ndihmë të kësaj teme jo pak herë personazhet publikë janë përpjekur të sensibilizojnë shoqërinë duke postuar foto gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.

Share With:
Translate »
207 Views