Cardi B bëhet nënë për herë të dytë, poston foton teksa këngëtarja dhe Offset shohin me dashuri djalin e sapolindur

Cardi B dhe Offset janë bërë sërish prindër. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë këngëtarja, e cila ka ndarë një fotografi me foshnjën në krah. Çifti shfaqet në shtratin e spitalit, teksa shohin me shumë dashuri djalin e tyre të porsalindur.

Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tone. Ai tashmë ka aq shumë dashuri nga familja dhe miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë”, tha çifti në një deklaratë përmes rrjeteve sociale..

Kujtojmë se çifti janë prindër edhe të një vajze 3-vjeçare, ndërsa Offset ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme.

Share With:
Translate »
154 Views