Carla Bruni rrëfen dëshirën e vetme, të vdesë pranë fëmijëve të saj

Kohët e fundit u rikthye në pasarelë për “Versace”, si në kohët kur dominonte sfilatat, si dhe më 6 tetor doli albumi i saj i pestë “French Touch”. “Kur isha e vogël doja gjithçka, por mbi të gjitha doja që të bëhesha e njohur në botë, të kisha sukses. Por, në të njëjtën kohë, doja dhe vetminë e paqen”, – deklaroi ish-modelja italiane dhe ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni, për revistën “Grazia”.

“Tashmë kam gjithçka dua dhe nuk dëshiroj asgjë më shumë, por për një gjë jam e sigurt, dua të vdes para fëmijëve të mi, bashkëshortit dhe miqve të dashur, pasi nuk mund të duroj dot humbjen e personave të shtrenjtë”, – tha Carla.

Lidhur me marrëdhënien me ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, me të cilin u martua në vitin 2008, Bruni tha: “Në periudhën kur e njoha isha e vendosur që mos të martohesha kurrë. Doja të isha e lirë për të shkruar dhe kënduar. E kisha një fëmijë. Por, Nicolas më bëri të ndihem e mbrojtur, njësoj si në fëmijëri”. Carla dhe Nicolas kanë një vajzë së bashku, 6-vjeçaren Giulia, pas djalit Aurelien me filozofin Raphal Enthoven.

Share With:
Translate »
667 Views