Çfarë duhet të bëni nëse fëmijët tuaj hanë thonjtë?

 Pse fëmijët i hanë thonjtë?                                                                                                                                                

Fëmijët fillojnë ti kafshojnë thonjtë për një numër të madh arsyesh duke filluar nga stresi, kurioziteti apo dhe imitimi. Rritja mund t’i bëjë fëmijët të shqetësuar, dhe shumë prej këtyre tensioneve dhe presioneve janë të padukshme për prindërit. Nëse fëmija juaj kafshon në mënyrë të moderuar (nuk e plagos veten) dhe pa vetëdije (ndërsa shikon televizor, për shembull), ose nëse tenton të kafshojë si përgjigje ndaj situatave specifike, është vetëm mënyra e tij për t’u përballur me situata të sikletshme dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Çfarë mund të bëj për ta ndaluar?

Kur fëmijët bëjnë veprime që nuk u pëlqejnë prindërve, në shumicën e rasyeve prindërit mundohen për ta ndaluar fëmijën. Por para se ta bëni këtë duhet gjetur një mënyrë më efikase dhe duhet menduar se e gjithë kjo mund të vij nga stresi. Në qoftë se keni ndonjë ide se nga vjen ky shqetësim tek fëmija kujtoni nëse ka pasur raste divorci, zënkash, lëvizje të papritura, ndërrim shkolle në familje tuaj.

Mos u tallni dhe mos i ndëshkoni ata

Nëse fëmija nuk do të ndalojë së kafshuari thonjtë ndonjëherë nuk mund të bëni asgjë. Nëse ai nuk e di çfarë po bën ta tallni apo ndëshkoni janë strategji të padobishme. Edhe të rritur kalojnë periudha te tilla në jetë. Në qoftë se ky ves i fëmijës ju shqetëson atëherë vendosni limite.  “Mos i kafsho thonjtë kur je në tavolinën e ngrënies”, ky është një rregull po aq i rëndësishëm sa “ mos e ushqe qenin nga pjata jote”. Në përgjithësi, përderisa fëmija nuk e dëmton veten mundohuni t’ia mbani duart e pastra atij, pas kësaj mundohuni ta largoni vëmendjen nga kjo në mënyrë që fëmija të mos ndihet në siklet.

Ndihmojini ata kur duan që ta ndalojnë këtë

Talljet e shokëve të fëmijës tuaj e bëjnë fëmijën të heq dorë nga kafshimi i thonjve. Në fillim flisni me fëmijën tuaj duke i shpjegur dëmet që ky ves shkakton. Por mos harroni të shtoni që kjo nuk është problem për ju. Ju do ta doni atë pavarësisht të gjithave. Më pas duhet të mësoni nëse fëmija pranon që ju ta përmendni më pas këtë apo kjo e bezdis. Kjo gjë është tepër e rëndësishme për gjendjen psikologjike të fëmijës. Mundohuni të mos përdorni metodat si: mbështjellja e gishtave me fashë apo lyerja e tyre me manikyr. Disa të tjerë përdorin dhe piperin e kuq, i cili shkakton djegje të syve kur fëmija i fërkon. Vajzat ndonjëherë mendojnë se një takim tek pedikyri i ndihmon ato të kalojnë këtë ves.

Përdorni alternativa të ndyshme

Mësoini fëmijëve akivitete të ndryshme me të cilat mund ti mbajnë duart e zëna. Mësoini instrumente muzikore apo lërini të luajnë me lodra në dhomë. Vërejeni me kujdes fëmijën dhe mundohuni tw kuptoni kohën kur ai kërkon të fus gishtin në gojë. Mundohuni të bëni gjithçka është e mundur për të mos e lejuar këtë dhe në fund është gjithmonë fëmija që vendos nëse ai do të ndryshojë.

/Kids’ Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
3745 Views