CDC rekomandon që gratë shtatzëna të marrin vaksinën e koronavirusit

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, Rochelle Walensky citon të dhëna e hulumtimeve mbi vaksinat që tregojnë ‘pa shqetësime për sigurinë’ të më shumë se 35.000 gra në tremujorin e tyre të tretë ose për foshnjat e tyre.

Gratë shtatzëna të hutuara nga rekomandimet kontradiktore në lidhje me vaksinimin kundër koronavirusit gjatë muajve të fundit tani kanë udhëzime të qarta nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shkruan The Washington Post përcjell Gazeta Shneta.

Në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin të premten, drejtoreshë e CDC Rochelle Walensky tha se sistemet e vëzhgimit të vaksinimit nuk treguan “asnjë shqetësim sigurie” tek mbi 35.000 gra në tremujorin e tyre të tretë ose për foshnjat e tyre.

“Ne e dimë se ky është një vendim thellësisht personal” shtoi ajo dhe unë i inkurajoj prindërit të flasin me mjekët e tyre dhe me ofruesit e kujdesit parësor për të përcaktuar se çfarë është më e mira për ta dhe foshnjën e tyre”.

CDC më parë kishte sugjeruar që gratë shtatzëna të marrin vendimet e tyre në konsultim me mjekët.

Mirëpo, informacioni mbi mijëra gra shtatzëna të marra nga aplikacioni i CDC-së dhe regjistri i të dhënave të shtatzënisë si dhe sistemi i raportimit të ngjarjeve anësore të vaksinës, midis 14 dhjetorit dhe 28 shkurtit treguan se gratë kishin efekte anësore të ngjashme me ato të vërejtura në pjesën tjetër të popullsisë – kryesisht simptoma të vogla të tilla si dhimbje në vendin e injeksionit, dhimbje koke, dridhura dhe ethe.

Gratë shtatzëna nuk raportuan të kishin reagime të rënda më shpesh sesa ato që nuk ishin shtatzënë, përveç për të përziera dhe të vjella, të cilat u raportuan pak më shpesh në mesin e grave shtatzëna pas dozës së dytë, zbuloi studimi.

Share With:
Translate »
116 Views