Çfarë bëri nëna e re me beben 1 ditëshe që interneti e kryqëzoi?

Një nënë e re po kritikohet shumë nga ndjekësit e rrjeteve sociale, pasi ka vendosur që t’i shpojë veshët vajzës së saj të porsalindur. E vogla ishte vetëm një ditëshe kur e ëma mori vendimin që po kritikohet jashtë mase.

Shumë prindër të tjerë thonë se ajo duhet që të presë derisa fëmija të rritet mjaftueshëm për të marrë vetë vendimin.

Nëna, e cila poston me emrin e vajzës së saj – Lara – në “TikTok”, ndau një video të pafajshme të vogëlushes vetëm disa orë pas lindjes së saj. Tani e vogla është 3-muajshe.

Në videon në fjalë, Lara shfaqej me një vath të vogël lulesh dhe menjëherë shkaktoi një “shpërthim të zhurmshëm” në seksionin e komenteve. Por kishte edhe nga ata që  mbronin nënën e re, duke thënë se është e zakonshme në disa kultura që veshët e një vajze të shpohen herët.

Do e merrnit të njëjtin vendim si kjo nëna e re? Po kritikohet

“Uau, ky është një nivel tjetër për mua… Unë thjesht nuk mund ta kuptoj. Dhe dhemb njësoj si një i rritur! Mos e mashtroni veten”, shkruan dikush.

Një i tretë shtoi: “Pse nuk duhet të kenë një zgjedhje nëse duan të shpojnë veshët apo jo? Unë do t’i lë foshnjat e mia të vendosin kur t’i kuptojnë këto gjëra”.

Nga ana tjetër, nëna e Laras është shprehur se kanë qenë neonatologët brenda spitalit ata që i “shpuan veshët të voglës”.

“Kur janë 2-3 ditësh, nuk ndjejnë dhimbje si një vit apo dy!”, ka pohuar ajo, duke mos treguar se nga janë.

Do e merrnit të njëjtin vendim si kjo nëna e re? Po kritikohet

Share With:
Translate »
152 Views