Reagon nëna e djalit që vrau qenin: “Djali tentoi të vriste veten!”

Përgjatë gjithë javës është bërë shumë e madhe një video e cila u kthye në virale dhe qarkulloi edhe tek personazhet publike e emisionet e ndryshme, një djalë 14 vjeçar i cili therrte më sëpatë një qen, klithma e të cilit i ka sjellë të dridhura të gjithë atyre që kanë pasur guximin ta shohin videon.

Megjithatë ndonëse u kritikua shumë si akt, asnjëherë nuk u fol për rrethanat në të cilat ishte ndodhur djali adoleshent. Sot ekskluzivisht në ‘Pasdite në Top Channel’ ka folur e ëma e djalit, Qamilja e cila ka treguar se djali në fakt e ka vrarë qenin pasi ai i ka ngrënë pulat me të cilat familja mbante të ardhurat. Kur themi familja kemi të bëjmë vetëm me të edhe me Qamilen pasi e ëma ishte e divorcuar. Sipas Qamiles, qeni ishte i sëmurë dhe ishte sulur edhe ndaj asaj, fakt ky që nuk ishte duruar nga djali i cili më pas e kishte vrarë.

Videon e ka hedhur në rrjet një profesor i cili është në shkollën e djalit dhe në momentin që e pa se gjithçka ishte kthyer në virale ai kishte tentuar edhe të hidhej nga jë dritare e shkollës por nuk e kishin lënë shokët e klasës.

Në një prononcim të shkurtër, djali tregoi se ai është penduar për ç’ka bëri dhe nuk do ta përsërisë më këtë në asnjë mënyrë. /Blitz.al/

Share With:
Translate »
884 Views