Çfarë duhet të dini në lidhje me infeksionet në lëngun amniotik gjatë shtatzënisë

Ndërsa rriten dhe zhvillohen në mitër, foshnjet janë të rrethuara me lëngun amniotik i cili mundësonë lëvizjen e lirshme në këtë hapësirë përgjatë 9-muajve.

Ky lëng vepron si një jastëk mbrojtës për foshnjen tuaj dhe parandalon dëmtimet apo goditje shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Mes tjerash, ai luan një rol jetik në zhvillimin e imunitetit dhe ruajtjen e një temperature konstante.

Megjithatë, një infeksion që zhvillohet brenda lëngut amniotik mund të shkaktojë komplikime serioze në shtatzëni, si për nënën ashtu edhe për foshnjen.

Por, si arrin infeksioni deri tek lëngu amniotik?

Korioamnioniti zakonisht shkaktohet nga bakteret ose patogjenët e traktit gjenital, të cilët janë të pranishëm në trupin e nënës dhe shkojnë drejt tek foshnja.

Bakteret e pranishme në vaginë mund të migrojnë përmes qafës së mitrës duke shkaktuar infeksionin.

Në rast të mos-trajtimit të infeksionit, atëherë ai mund të shkaktojë komplikime tek nëna si: infeksione të legenit, mpiksje të gjakut, hemorragji pas lindjes apo edhe lindje e parakohshme.

Share With:
Translate »
42 Views