Pse fëmijët e princit Harry duhet të marrin leje tek William/Charles para se të martohen?

Mbretërorët mund të kenë rregullat më të çuditshme në botë, por ja që janë rregullat e tyre dhe duhen zbatuar me përpikmëri.

Siç e dini, princ Harry dhe William para se t’i propozonin të fejuarave të tyre asokohe, duhet të merrnin leje dhe aprovimin e mbretëreshës Elizabeth.

Po, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen dhe brezat e tjerë? Sapo princi Charles të bëhet mbreti Charles, të gjithë mbretërorët e tjerë që vijnë pas do të duhet t’i kërkojnë atij leje para se të martohen.

Kur Charles të bëhet mbret, 6 të tjerët në linjë për fronin (sipas radhës) janë: Princ William, Princ George, Princeshë Charlotte, Princ Louis, Princ Harry dhe më pas djali i tij, Archie.

Pse fëmijët e princit Harry duhet të marrin leje tek

Që do të thotë, se Archie, djali i princit Harry dhe Meghan Markle do të pyesë gjyshin e tij kur të vendosë të martohet, kurse Lilibet i shpëton rregullit. Ajo mund të kurorëzohet pa qenë nevoja për aprovimin e mbretit Charles, por nëse ndodh që të martohet kur në krye të fronit të jetë princ William, do t’i kërkojë patjetër leje xhaxhait të tij, sepse sipas llogjikës-kalon në vendin e 6 për të renditjes për fronin.

Pra, nëse menduat se Archie dhe Lilibet “shpëtuan” nga rregullat strikte të mbretërisë, vetëm sepse prindërit hoqën dorë nga statusi i tyre, menduat gabim. Origjina të ndjek dhe pavarësisht të gjithave, s’i shpëton dot!

Share With:
Translate »
108 Views