Donaldi ia thotë në sy këngëtarit të njohur: Babi na mbyllte në dhomë kur këndoje ti

Mr Elvis, emri i të cilit është Elvis Bushi, u bë shumë i njohur për shqiptarët me pjesëmarrjen në edicionin e parë të “Top Fest” në vitin 2004, me këngën “Femrat shqiptare”.

Këngëtari ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Dua të flas”, ku mes të tjerash foli dhe për këtë këngë, e cila asokohe ishte tabu në vendin tonë për shkak të fjalëve të përdorura. Donaldi i tha se kur ai këndonte, prindërit e mbyllnin në dhomë.

Romeo: Ne kemi qenë 7 vjeç, shtatë apo tetë.

Donald: Nëse i bëjmë llogaritë kemi qenë 8 apo 9 vjeç.

Mr. Elvis: I bie që kënga ime të ketë qenë e ndaluar për ju të dy.

Donald: Patjetër, kur këndoje ti babi na mbyllte në dhomë të gjumit dhe e dëgjonte me mamin.

Romeo: Unë mbaj mend që kemi qenë 8 9 vjeç, kemi pasur një shofer furgoni që na çonte në shkollë ai e ishte fiksim këngën tënde dhe se kuptoj si mund t’i vësh fëmijëve atë këngë në atë moshë.

Donald: Unë vetëm seksin dëgjoja.

Romeo: Unë e dija si ilaç rrobash.

Donald: Edhe tani nuk e di, Romeo e ngatërron.

Donaldi ia thotë në sy këngëtarit të njohur: Babi na

Donaldi ia thotë në sy këngëtarit të njohur: Babi na

Donaldi ia thotë në sy këngëtarit të njohur: Babi na

Share With:
Translate »
122 Views