Çfarë duhet të dini për depresionin pas lindjes, ja disa nga simptomat

Depresioni pas lindjes po rritet ndjeshëm dhe sipas statistikave tani prek 11-20% të nënave të reja. Shenjat mund të përjetohen menjëherë pas lindjes por dhe një vit më mbrapa, pasi iu keni kaluar të gjitha vështirësitë e një nëne të re, netët pa gjumë, mbipeshën, mungesën e marrdhënieve seksuale, dhe shumë ndryshime të tjera nga jeta e mëparshme.

Nënat mund të përjetojnë një, kombinim të disa prej tyre ose të gjitha simptomat e mëposhtme. Edhe pse nuk ka “një recetë të saktë” , sipas “Women’s Health” depresioni shfaqet kryesisht në këto forma:

1.Të marrësh një vendim të duket diçka terrorizuese

Nënat e prekura nga depresioni pas lindjes kanë gjatë gjithë kohës ndjesinë se vendimet e tyre lidhur me fëmijën mund ta dëmtojnë atë. Ato janë të terrorizuara nga marrja e vendimeve dhe mendojnë se nuk po bëjnë një punë të mirë.

2.Nuk fle as kur fle fëmija

Pjesa më e madhe e nënave të reja nuk flenë gjumë sa duhet në muajt e parë pas lindjes. Por, në rastin e depresionit pas lindjes, nënat shpesh nuk flenë as kur foshnja fle dhe mungesa e gjumit sjell probleme të reja.

3.Ndihesh e trishtuar dhe e stresuar gjatë gjithë kohës

Ekspertët shprehen se është normale që në javët e parë pas lindjes, nëna të ndihet disi e mërzitur, të qajë apo të ndihet e stresuar. Por, nëse kjo gjendje vijon për një kohë më të gjatë, do të thotë se mund të keni të bëni me depresion pas lindjes.

4.Mendoni se mund të lëndoni veten ose fëmijën

Edhe nëse nuk keni kurrë ndërmend të bëni një gjë të tillë, por këto mendime ju kalojnë nëpër kokë, është shenjë se duhet të flisni me një mjek. Sigurisht që mund të keni turp të flisni me dikë tjetër për këto mendime, por ndihma e menjëhershme është një domosdoshmëri, si për ju, ashtu edhe për fëmijën dhe familjen tuaj.

Share With:
Translate »
572 Views