Çfarë ndodh kur ua lini telefonat fëmijëve, 1000 £ ju fluturojnë nga duart

Nuk do ta besoni kurrë si një vajzë vetëm 9 vjeç arriti të prenotonte një udhëtim VIP në Disneyland Paris, vetëm për veten e saj. Epo ja që kjo gjë ndodh sa herë që harroni t’i vini një fjalëkalim telefonit tuaj dhe fëmija fillon të hulumtojë në të. Susan Wilson, vetëm 9 vjeç, arriti të udhëtonte drejt Parisit si një princeshë, dhe të qëndronte në një nga hotelet me luksoze të Disneyland-it. Teksa babai i saj flinte, Susana i kishte marrë telefonin dhe kishte prenotuar udhëtimin e saj të ëndrrave. Babai i saj e mori vesh vetëm kur fatura nga banka mbërriti në shtëpi. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Susanës pushime sa më të bukura, edhe pse s’ka si të jetë ndyshe. /Kids’ Time


Share With:
Translate »
688 Views