Si të humbisni peshë pas lindjes, këshilla të lehta dhe praktike

Kur duhet filluar dieta për dobsim?
Trupi juaj ka nevojë të forcohet dhe rigjenerohet pas lindjes kështu që fillimi i dietave të menjëhershëm nuk është e rekomandueshëm. Të ushqeheni shëndetshëm është shumë e rëndësishme, po aq sa dhe ushtrimet fizike. Ju mund të filloni të ushtroheni lehtshëm që në javën e parë të lindjes. Por nuk duhen harruar dhe kontrollet e vazhdueshme tek mjeku. Konsultohuni shpesh me mjekun për peshën tuaj. Në qoftë se keni nevojë për ndihmë për të humbur peshë drejtojuni ndonjë dietologu.

Si mund të humbas peshë në një mënyrë të thjeshtë.

  • Hani shëndetshëm, pini ujë gjatë gjithë ditës për të qëndruar të mirë hidratuar dhe zgjidhni ushqime të shëndetshme. Këto ushqime ju ndihmojnë të jeni më enegjik tani që jeni bërë mama dhe ju ndihmojnë të humbisni në peshë.
  • Gjeni gjithmonë kohë për të ngrënë mëngjes.
  • Konsumoni të paktën 5 fruta dhe perime në ditë.
  • Përfshini shumë ushqime të pasura me fibra në dietën tuaj si fasule, thjerrëza, drithëra dhe fara të ndyshme.
  • Konsumoni ushqime si buka, orizi, makaronat në çdo vakt tuajin. Këto janë karbohidratet dhe duhet të përbëjnë rreth një të tretën e ushqimit tuaj.
  • Mos e teproni me yndyrnat apo sheqernat, mundohuni të eleminoni ushqimet e shpejta si fastfood-i, ëmbëlsirat, pastat dhe pijet e gazuara.
  • Kombinoni ushqimet e shëndetshme dhe ushtrimet fizike. Në këtë mënyrë digjni më shpejtë kaloritë që keni konsumuar.

Sa kalori nevojiten çdo ditë?
Është e vështirë të thuash saktësisht. Sa kalori ju nevojiten varen nga pesha juaj e tanishme, sa jeni aktiv dhe nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji. Përafërsisht një grua ka nevojë për rreth 2.000 kalori në ditë për të pasur një trup të shëndetshëm.

Pse është e rëndësishme të humbësh peshë pasi keni lindur?
Kjo gjë është shumë e rëndësishme veçanërisht në rastet kur ju po planifikoni për të pasur fëmijë të tjerë në të ardhmen. Një fitim i vogël në peshë gjatë shtatzanisë mund të sjellë mbipeshën, gjë që ndikon si tek ju ashtu dhe tek fëmija i ardhshëm. Mbipesha sjell një sërë faktorësh si:
Rritje e presioni të gjakut
Shtatëzani e gjatë dhe e vështirë
Lindje të një bebeje mbi peshë
Humbja e peshës të fituar gjatë shtatzanisë është shumë efikase dhe në rastet kur ju nuk keni planifikuar për të pasur një bebe tjetër. Sepse kjo e ndihmon nënën t’u bëj ballë një sërë sëmundjesh si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe llojet e ndyshme të kancerit.

Pas sa kohësh do të kem një trup si më parë?
Kjo gjë kërkon kohë. Duhet të keni durim dhe ambicje për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes. Do t’ju duhet mesatarisht 6-9 muaj për të rënë në peshë, por në qoftë se kjo zgjat më shumë mos u shqetësoni dhe mos u dorzoni. Vendosini vetes si qëllim që do të dobësoheni deri në ditëlindjen e parë të fëmijës suaj. Në fund të fundit keni lindur një bebe dhe jo çdogjë është si më parë.
Si përfundim receta më e mirë për të humbur kilet e fituara gjatë shtatzanisë është mirëushqyerja, aktiviteti fizik, vetbesimi dhe konsultmi i vazhdueshëm me mjekun. Mos harroni që ushqimi juaj ndikon shumë dhe në qumështin e gjirit. Mesatarisht gjinjtë duhet të prodhojnë 0.5kg-1kg qumësht në javë./Kids’ Time/ Përshtati B.Lica

Share With:
Translate »
1373 Views