Çfarë po ndodh me 13 fëmijët e skllavëruar prej 29 vitesh nga prindërit?

E imagjinoni dot të jeni 29 vjeç dhe të mos dini asgjë nga kjo botë?

Fëmijët e shtëpisë horror në Kaliforni kanë nisur të shijojnë lirinë e tyre, ndërsa prindërit janë në burg. Ata kanë filluar të hanë lazanja dhe të shohin filmin e tyre të parë “Start Wars”, ka zbuluar avokati i fëmijëve.

Jack Osborn tha se ata po lexonin libra, duke përdorur iPads, dhe duke dëgjuar muzikë pas viteve të shumta të abuzimit nga prindërit e tyre, David dhe Louise Turpin.

Ai tha se vëllezërit e motrat po luajnë edhe basketboll dhe futboll, duke tërhequr së bashku një “plan lojërash për jetën e tyre”.

13 fëmijët e çiftit Turpin nga mosha 2 deri në 29 vjeç, u liruan në janar pas viteve të tëra skllavërie dhe abuzimi ekstrem nga prindërit në shtëpinë e tyre në Perris të Kalifornisë.

Ata nuk kishin parë as televizor dhe nuk kishin shkuar në shkollë si dhe nuk kishin dalë jashtë asnjëherë. Ata flinin gjatë ditës dhe qëndronin zgjuar gjatë natës.

Çifti ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tyre janë ngritur 37 akuza.

Policia që u zhvendos në shtëpinë e tyre tha se gjetën disa prej fëmijë të lidhur me zinxhirë në shtretër dhe prova që nga ajo kohë doli se vëllezërit e motrat ishin rrahur.

Fëmijët që janë të mitur janë dërguar pranë autoriteteve të përkujdesjes, ndërsa 7 të tjerë që janë të rritur, po u jepet trajtim në spital ndërkohë që gëzojnë lirinë e tyre.

Z. Osborn, firma ligjore e të cilit përfaqëson vëllezërit e motrat më të mëdhenj në procedurat ligjore në vazhdim kundër prindërve të tyre, i ka vizituar ata në Qendrën Rajonale të Mjekësisë Corona në Kaliforni.

Ai i tha USA Today: “Mbi të gjitha, ata presin me padurim të jenë të pavarur dhe të dalin me një ‘plan loje’ për jetën e tyre.

“Ata duan të përfundojnë shkollën, duan të kenë karrierë dhe presin me kënaqësi të dalin në kinema dhe pazar dhe në çdo aktivitet tjetër që njerëzit bëjnë”.

Share With:
Translate »
728 Views