Vajza e Hamëz Jasharit kujton momentet rrënqethëse për natën para sulmit në Prekaz

Në një kohë kur sot shënon 20-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen rrëfimi i vajzës së heroit kombëtar Hamëz Jashari, e mbijetuara e betejës së 5, 6 dhe 7 marsit. Besarta ka ndarë sot kujtime rrëqethëse për kohën kur ka ndodhur sulmi në Prekaz. Rrëfimin Besarta Jashari e nis duke thënë se gjithçka në jetën e saj ka qenë e zakonshme deri në ditën e 5 marsit, datë kjo e cila i ndryshoi jetën asaj. Në këto data, Besarta thotë, për herë të fundit ka përqafuar nënën e saj Feriden dhe babain, Hamzën.

 

“Një ditë para betejës së lavdishme, ishte çdo gjë e zakonshme në jetën time… nuk e dija që ajo natë do të ndryshonte çdo gjë – ndoshta ishte më mire, sepse në vend se ta përqafoja përfundimisht nënën Feride e babën Hamëz dhe krejt familjarët e mi, unë si zakonisht me fëmijët e familjes shkuam në dhomën e gjumit për të fjetur si çdo natë tjetër. Nuk e dija…”, shkruan në një mesazh në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Besarta.

Ajo shtoi më tej se: “Ne si fëmijë të Familjes Jashari, ishim mësuar ti shohim burrat tonë të armatosur dhe të përndjekur, ishim mësuar edhe me represionin e pushtetit të atëhershëm serb mbi shqiptarët e asaj ane – me theks të veçantë mbi familjen tonë. Për këtë na kishte fol babushi e bali Adem, se pushtuesi duhet të largohet nga vendi jonë – për çdo çmim, ndërsa baba Shaban na tregonte historitë që ishin frymëzim për kombin. Andaj besoj që ne të gjithë fëmijët e Jasharëve ishim të përgatitur për betejën që po na priste, por, nuk e dija që mizoria e pushtuesit serb nuk do të kursente asgjë”. Ajo tutje shpalos kujtime tjera nga këto data, duke përmendur të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari të cilët u vranë në Prekaz në marsin e vitit 1998.

Share With:
Translate »
585 Views