Çfarë u jep shpresë njerëzve të zakonshëm për 2023-shin

2022-shi nuk ka qenë një vit i lehtë. Por, ndërsa numëron orët e fundit, njerëz të zakonshëm nga e gjithë bota kanë thënë për CNN-it se çfarë u jep atyre shpresë për vitin 2023 – nga planet e tyre emocionuese, te zbulimet e mundshme shkencore dhe emocionet për brezat e ardhshëm. Më poshtë janë historitë e tyre:

“Shpresoj që nëna ime të rikuperojë shëndetin e saj. Ajo pësoi një hemorragji dy javë më parë. Unë jam afër nënës sime. Kam qenë e hutuar dhe e trishtuar këto kohë. Tani është më mirë dhe unë jam më e qetë”.

Çfarë u jep shpresë njerëzve të zakonshëm

Yeon hee Jang, Koreja e Jugut

“Shpresoj që të kem një shans për herë të parë të udhëtoj në Shtetet e Bashkuara në 2023-shin për të takuar motrën dhe familjen time. Ne kemi qenë të ndarë për 30 vjet – ata erdhën në SHBA për shkak të luftës në pjesën veriore të Ugandës, dhe unë u rrita me gjyshen dhe xhaxhain tim. Fatkeqësisht, kam provuar të aplikoj për viza të ndryshme, por më kot. Megjithatë, unë mbetem me shpresë dhe optimist se gjërat do të zgjidhen një ditë dhe do të mund ta bëj realitet këtë udhëtim”.

Ben Katende, Ugandë

“Si një person me ALS (skleroza anësore amiotrofike – një sëmundje progresive e sistemit nervor), që u kujdes për një bashkëshort që vdiq nga ALS, shpresoj për një kurë. Unë u diagnostikova në janar 2022 dhe kam humbur pothuajse përdorimin e krahëve të mi dhe një pjesë të të folurit. Burri im u nda nga jeta në vitin 2011 dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të ishte edhe fati im ky, pasi është sëmundje shumë e rrallë. Unë marr tre medikamente për ALS dhe jam duke u testuar me një kurë alternative për të ndihmuar në avancimin e kërkimit në rast se njëri prej nesh ia ka kaluar sëmundjen djalit tim. Po përfitoj sa më shumë nga jeta, duke jetuar çdo ditë dhe duke shpresuar për një kurë. Pacientët me ALS nuk kanë kohë për të pritur.”

Çfarë u jep shpresë njerëzve të zakonshëm

Colleen Van Natta, Shtetet e Bashkuara

“Shpresa ime është që të vazhdoj t’u jap djemve të mi një jetë të mirë. Krijojmë kujtime dhe shpresojmë të blejmë një shtëpi. U ktheva në kolegj në tetor të 2022-shit. Kam në plan të përfundoj shkollën, të diplomohem dhe t’u tregoj djemve të mi se nuk është kurrë vonë për të bërë atë që dëshironi të bëni. Viti i fundit ka qenë i vështirë si prind i vetëm, por unë nuk po dorëzohem”.

Heather Getz, Shtetet e Bashkuara

“Shpresoj të studioj për një program master në Chester University (në Angli) në kursin tim të ëndrrave, inxhinieri elektronike dhe elektrike, dhe tashmë kam siguruar një vend për vjeshtën e vitit 2023. Shpresoj të zhvilloj firmën time të inxhinierisë elektrike, Phrank Solutions, për të qenë konkurrues në vendin tim Nigeri dhe ndërkombëtarisht.”

Çfarë u jep shpresë njerëzve të zakonshëm

Echezona Chukwuma Ifeonu, Nigeri

Share With:
Translate »
94 Views