Vijnë në jetë fëmijët e 2023, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” një vajzë, te “Koço Gliozheni” një djalë

Ka ardhur në jetë fëmija e parë e vitit 2023, gjinia e të cilit është femër.

Fëmija ka ardhur në jetë në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Fëmija ka ardhur në jetë në orën 00:00. Prindërit e kanë quajtur vajzën Promisa, ndërsa një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, i cili është quajtur Orjol.

Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:

Mirë se erdhët Promisa???? dhe Orjol ❤️

Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

???? Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”♥️

Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë ????????

Share With:
Translate »
106 Views