Charlize Theron rrëfen traumën e fëmijërisë se si nëna i vrau të atin në sytë e saj

Është padyshim një nga bjondet më bombastike të Hollywood-it, e pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj bombastike në premierën e ‘Atomic Blonde’, që u mbajt në Berlin. Veshur me reçipeta dhe minifund të bardhë, trupi seksi i aktores la shumë vend për komente pozitive. Por, së fundmi, Theron ka rrëfyer një anë të errët të fëmijërisë së saj. Artistja me origjinë afrikano-jugore, ka pësuar jo pak trauma në moshë fare të vogël, për shkak të marrëdhënies së dhunshme të prindërve të saj. Babai i alkolizuar ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së Charlize, ashtu sikurse kërcënonte verbalisht aktoren. Çdo gjë mbaroi kur mamaja e Theron qëlloi me armë zjarri bashkëshortin, e ky ishte një rast i padënueshëm nga ligji. Arsyeja? Kryefamiljari ishte futur në dhomën e artistes orët e vona të natës, krejt i dehur, me një armë në dorë, me të cilën kishte qëlluar në një cep të ambjentit. Menjëherë pas kësaj, e shoqja e ka shënjestruar nga pas, duke e lënë babain e aktores të vdekur në atë moment. Gjithçka ka ndodhur në sytë e Charlize, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç! Kjo ngjarje traumatike ka shtyrë aktoren të mos e pranojë për një kohë të gjatë realitetin, duke i thënë çdokujt se i ati i kishte vdekur në një aksident automobilistik. “Nuk ishte nga ato gjëra që mund të thuhen lirisht”, është rrëfyer Theron.

Duke rifolur dhe njëherë mbi këtë temë, Charlize zbulon se terapia e saj lidhur me këtë çështje ka zgjatur rreth 10 vite, ku më në fund, në moshën 30-vjeçare, kishte arritur të pranonte të vërtetën. Përsa i përket të ëmës, ajo e cilëson si një grua shumë të fortë, që nuk iu deshën kurrë seanca terapeutike, e që në sytë e së bijës përkthehet si një figurë model. “Lëre vorbullën të të marrë për poshtë ose noto për të dalë në sipërfaqe; e ke ti në dorë – është ky mësimi më i mirë që mund të merrja nga nëna”, është shprehur aktorja. Mamaja e Charlize nuk u dënua kurrë, për shkak se çdo provë të çonte drejt një përfundimi të vetëm: akt vetëmbrojtje. Epo…histori vërtetë bizare, tipike prej Hollywood-i!

Share With:
Translate »
759 Views