Gjërat që nuk duhet t’ua thoni dhe t’ua bëni prindërve tuaj

 

Ju mund të keni një raport të shkëlqyer me prindërit tuaj, por ka disa gjëra të cilat absolutisht duhet t’i shmangni së bëri për të ndërtuar një raport solid dhe të gjatë për të mos u lënë hapësirë keqkuptimeve.

Gënjeshtra për shembull është gjëja më e gabuar që mund të bëni ndaj prindërve, sepse ju do ta keni me të vërtetë të vështirë për t’i kthyer sërish besimin. Jo vetëm gënjeshtrat, por edhe mungesa e respektit, urrejtja edhe pse në momente nervozizmi, janë gjëra të cilat nuk mund të kthehen më mbrapsht.

Nuk duhet t’u thoni se i urreni

Asnjëherë nuk duhet t’u thoni prindërve tuaj se i urreni, qoftë edhe në momentet e mërzitjes apo të nervozizmit të madh. Është një frazë që lë një shenjë të rëndë në shpirt.

Nuk duhet t’u thoni se s’mund t’ju kuptojnë

Mos u thoni prindërve tuaj se ata nuk mund t’ju kuptojnë, sepse nuk është e vërtetë. Edhe ata mund të kenë kaluar të njëjtat gjëra si ju, edhe pse në një mënyrë të ndryshme. Duhet të keni parasysh se ata e njohin jetën më mirë sesa ju.

Mos bëni gjëra të cilat mund t’ju krijojnë atyre probleme

Mundohuni që të mos u krijoni probleme prindërve tuaj. Për shembull, mos pini alkool, duhan apo akoma më keq, mos falsifikoni firmën e tyre apo të merrni para nga vendi sekret pa dijeninë e tyre.

Mos i injoroni

Nuk është aspak e këndshme t’i injoroni prindërit tuaj. Përkundrazi, shtojani lumturinë duke i bërë pjesë të jetës suaj dhe të vendimeve që do të merrni në periudha të ndryshme.

Mos tregoni mungesë respekti ndaj tyre

Mungesa e respektit është gjithmonë e gabuar, veçanërisht kur flitet për atë ndaj prindërve. Nëse nuk do të keni respekt për ta, atëherë për kë do të keni tjetër!

Mos i gënjeni

Mos i gënjeni asnjëherë prindërit tuaj, sepse mungesa e besimit do ta bënte marrëdhënien tuaj me ta gjithnjë e më të vështirë. Ata ju duan më shumë se çdo gjë tjetër në botë, si mund t’i gënjeni!

Mos i vini prindërit përballë njëri-tjetrit

Një nga gjërat më meskine që mund t’u bëni prindërve tuaj është që t’i vini përballë njëri-tjetrit. Nëse do ta bëni, atëherë ju nuk i meritoni prindërit tuaj.

Të mos kërkuarit ndihmë

Prindërit janë njerëzit e vetëm të cilët gjithmonë ju duan të mirën, ndaj mos kini frikë t’u kërkoni atyre ndihmë. E sigurt që do ta gjejnë medoemos një mënyrë për t’ju zgjidhur problemet.

Mosdiskutimi me ta i gjërave të rëndësishme

Janë prindërit tuaj ata të cilët ju qëndrojnë gjithmonë pranë në momentet e vështirësive, kështu që mos kini frikë të hapeni me ta për gjërat më të rëndësishme që ju ndodhin.

Mos i trajtoni si miqtë tuaj

Derisa raporti juaj me prindërit tuaj mund të jetë idilike, mos harroni asnjëherë se ata nuk janë miqtë tuaj dhe se nuk duhet t’i trajtoni si të tillë.

Share With:
Translate »
722 Views