Chiara Ferragni feston ditëlindjen vetëm me fëmijët dhe ‘thumbon’ Fedez me postimin

Pas “furtunës” mediatike për ndarjen e saj nga Fedez, blogerja italiane Chiara Ferragni duket se po gjen qetësinë e humbur prej kohësh tek fëmijët dhe familja e saj. Sot ajo feston 37 vjetorin e lindjes, ditëlindja e parë si beqare pas 7 vitesh martesë me reperin italian.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto të një torte me çokollatë dhe një qiri, ndërsa pranë kishte fëmijët e saj Leone dhe Vittoria: “Gjithçka që mund të dëshiroja është këtu”, ka shkruar ajo. Ndër të parat që i uroi publikisht ditëlindjen ishte e ëma Marina Di Guardo e cila postoi një sërë fotosh me vajzën e saj të madhe dhe komentin: “Urime dashuri”.

Chiara Ferragni feston ditëlindjen si beqare, ‘thumbon’ Fedez me postimin

Share With:
Translate »
47 Views