Çifti Clooney në Venezia, dalin fotot e binjakëve teksa shëtisin me varkë

George Clooney bashkë me të shoqen Amal Alamuddin dhe dy binjakët e tyre, Ella e Alexander u fotografuan në Itali, pasi aktori mori pjesë në festivalin e filmit në Venezia. Prej disa javësh familja Clooney është zhvendosur në vilën e tyre pranë liqenit të Comos. Por gjatë këtij qëndrimi, paparacët kanë arritur të fotografojnë vogëlushët vetëm tre muajsh. George duket një baba i lumtur dhe për fëmijët e tij thotë “Po nxjerrin në pah karakterin. Djali është i rrëmbyer, ndërsa vajza elegante si e ëma”. George dhe Amal u bënë prindër për herë të parë në fillim të muajit qershor, kur erdhën në jetë dy të vegjlit Ella dhe Alexander Clooney.

Share With:
Translate »
760 Views