Çifti i aktorëve shqiptarë në pritje të fëmijës së parë

E kemi njohur që kur ishte fëmijë teksa aktronte si pjesë e produksionit “Kripmjaltëzat”. Ndërsa sot ajo është vetë në pritje të një fëmije. 
Bëhet fjalë për aktoren Deljana Topulli. Në fakt u surprizuam pak kur pamë barkun e saj të fryrë gjatë premierës së filmit “Bloodlands” teksa ajo pozonte për fotografët në krah të partnerit të saj Edvin Mustafa, po ashtu aktor. Sipas burimeve të Kidstime.al bebushi pritet të lindë në muajt tetor-nëntor. Urojmë që shtatzania e Deljanës të shkojë e qetë dhe bebi të vijë me plot begati për familjen e re! /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
1586 Views